EdNë vend të testamentitm
Në vend të testamentit
klieshe
 
Faqja Kryesore Jetëshkrimi Fotoalbumi Librat Kontakti

Enver Hoxha, 1941
Enver Hoxha
16 tetor 1908 – 11 prill 1985

Jetëshkrimi

Enver Hoxha lindi në Gjirokastër më 16 tetor 1908 në një familje me tradita të njohura patriotike. Fëmijërinë dhe rininë e hershme (1908-1927) i kaloi në një mjedis familjar e shoqëror të lidhur ngushtë me luftërat për çlirim kombëtar nga zgjedha osmane, me ngjarjet që çuan në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, me përpjekjet për sigurimin dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë nga synimet aneksioniste të shovinistëve fqinjë.

Shtëpia ku u lind Enver Hoxha Shtëpia ku u lind Enver Hoxha Dhoma ku u lind Enver Hoxha Dhoma e pritjës
Shtëpia në Gjirokastër ku u lind Enver Hoxha Shtëpia ku u lind Enver Hoxha Dhoma ku u lind Enver Hoxha Dhoma e pritjës

Pasi përfundoi shkollën qytetëse "Drita" (1917-1924), Enver Hoxha vazhdoi studimet në Liceun francez në fillim në Gjirokastër (1924-1927) dhe më pas në Korçë (1927-1930). Në këtë periudhë, nxënës i zellshëm, i etur për dije e kulturë, ai u formua edhe si një i ri demokrat revolucionar. Admirues i Avni Rustemit, i shoqërisë përparimtare "Bashkimi", i revolucionit demokratiko-borgjez të qershorit 1924, Enver Hoxha, pas kthesës kundërrevolucionare dhe ardhjes në fuqi të A. Zogut (dhjetor 1924), do të rreshtohej me forcat kundërshtare të regjimit obskurantist e mesjetar që sundonte në Shqipëri.

Shkolla Drita
Nxënës të shkollës Drita
EH si nxënës në shkollën Drita
Shkolla Drita
Nxënës të shkollës Drita
Enver Hoxha si nxënës në shkollën Drita

Në mënyrë të veçantë, vitet e qëndrimit në Korçë për të përfunduar Liceun luajtën rol të rëndësishëm për formimin dhe edukimin revolucionar të të riut Enver Hoxha. Këtu ai u afrua me punëtorët korçarë, ra në kontakt përmes tyre me literaturë e ide komuniste dhe u lidh me lëvizjen e atëhershme komuniste.

Liceu në Korcë
Enver në Lice më 1923-24
Enver si Student në Liceun e Korçës
Liceu në Korcë Enver në Lice më 1923-24
Enver si Student në Liceun e Korçës

Pas përfundimit të Liceut me rezultate të larta, në tetor 1930 Enver Hoxha fiton të drejtën për shkencat politike e historike, bursa iu dha për në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (specialiteti i biologjisë) në Universitetin e Monpeljesë, Francë. Në mars të vitit 1934 i ndërpritet bursa nga Monpeljeja e shkon në Paris ku qëndron gjer nga fundi i vitit 1935. Për të siguruar mjetet më minimale të jetesës kryen punë të rëndomta e të rastit dhe njëkohësisht ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë, futet në ambientet e punëtorëve parizianë, frekuenton klubet e edukimit marksist të PK të Francës, krijon lidhje me organin e KQ të PKF "Ymanite". Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në Belgjikë, por pas disa muajsh, në fillim të verës 1936, pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e vetme të konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste.

Në korrik të vitit 1936 Enver Hoxha kthehet përfundimisht në atdhe dhe prej këtyre momenteve ia kushton përpjekjet dhe qëllimin e jetës së tij luftës për çlirimin e popullit. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topullit në Gjirokastër se ai dhe gjihë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të.

Duke folur para popullit të Shkodrës

Faksimil i gazetës "Demokrati"

Duke folur para popullit të Shkodrës më 1936 me
rastin e ceremonisë së përcjelljes së eshtrave të
patriotëve Çerçiz Topulli e Muço Qulli
Faksimil i gazetës "Demokrati" ku botohet fjalimi i Enver Hoxhës me rastin e varrimit të eshtrave të Bajo Topullit

Pasi mbetet muaj të tërë pa punë, për njëfarë kohe jep mësim si pedagog i jashtëm në gjimnazin e Tiranës, kurse në prill të vitit 1937 mundi të sigurojë një vend si profesor në Liceun e Korçës. Shumë shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me Grupin Komunist "Puna" të Korçës dhe, me horzontin teorik e veprimtarinë e tij praktike, bëhet një ndër anëtarët më aktivë e më me perspektivë të lëvizjes komuniste në Shqipëri.

Ali Kelmendi
Korçë, dimër 1937/38
Ali Kelmendi Korçë, dimër 1937/38

Në pragun e pushtimit fashist të fashist të Shqipërisë (prill 1939) Enver Hoxha, së bashku me gardën e vjetër të komunistëve korçarë, verpoi me të gjitha forcat për mobilizimin e vullnetarëve, për organizimin kudo të qëndresës popullore dhe udhëhoqi demonstratat e gjera që shpërthyen edhe në Korçë si anembanë Shqipërisë.

Enver Hoxha në Bari, 1939
Enver Hoxha, 1939
Enver Hoxha në Bari, 1939
Enver Hoxha, 1939

Veprimtaria e tij revolucionare mori hov pas pushtimit, gjë që u ra shpejt në sy fashistëve, të cilët në dhjetor 1939 e pushuan nga puna me motivacionin: "element kundër regjimit". Me kërkesën e tij dhe me vendim të qendrës së Grupit Komunist të Korçës, në janar të vitit 1940 Enver Hoxha u dërgua në Tiranë me detyrë që të zgjeronte mbi baza të shëndosha veprimtarinë e grupit, duke punuar njëkohësisht për të organizuar lëvizjen antifashiste në kryeqytet e në krahinat e tjera të vendit. Që nga këto momente për Enver Hoxhën nis rruga e gjatë, e vështirë dhe e lavdishme e revolucionarit profesionist.

Në dyqanin Flora në Tiranë
Demontrata antifashiste më 28 tetor 1941
Në dyqanin Flora në Tiranë Demontrata antifashiste më 28 tetor 1941

Dega e Grupit Komunist të Korçës në Tiranë, me Enver Hoxhën në krye, u kthye në një qendë të rëndësishme të lëvizjes komuniste e antifashiste në kryeqytet. Deri në tetor 1941 ai e mbulon veprimtarinë e tij revolucionare me "profesioni e shitësit-tregtar" në dyqanin "Flora", kurse pas demonstratës së 28 tetorit 1941 u hodh në ilegalitet.

EH i maskuar në ilegalitet
1941
Enver Hoxha i maskuar në ilegalitet 1941

Merita më e madhe historike e Enver Hoxhës për këtë periudhë qëndron në faktin se ai kuptoi thellë domosdoshmërinë jetike të krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë si kusht vendimtar për mobilizimin, organizimin dhe udhëheqjen e popullit në luftën për çlirim kombëtar e shoqëror. Të gjitha forcat e përpjekjet e tij ai ia kushtoi realizimit të kësaj detyre themelore. Shumë shpejt krijoi lidhje të shëndosha me militantë të tillë komunistë si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj., dhe, së bashku me ta, luftoi e punoi për t’i dhënë fund situatës së grindjeve e përçarjeve që ekzistonin midis grupeve të atëhershme komuniste dhe për të krijuar në baza marksiste-leniniste Partinë Komuniste të Shqipërisë.

Qemajl Stafa
Vasil Shanto
Qemajl Stafa Vasil Shanto

Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të pandërprerë në kushtet e rënda të terrorit fashist, Enver Hoxha bashkë me komunistët e vërtetë shqiptarë kryen veprën që do të shënonte kthesën rrënjësore në fatet e popullit e të vendit tonë: themeluan Partinë Komuniste të Shiqipërisë, udhëheqësen besnike që do t’i tregonte popullit rrugën e luftës për çlirim kombëtar e shoqëror e më pas rrugën e socializmit.

Shtëpia ku u themelua Partia Komuniste e Shqipërisë më 8 Nëntor 1941
Betimi i komunist¨ve me rastin e themelimit të PKSH-së
Rezoluta themeluese e PKSH-së
Shtëpia ku u themelua Partia Komuniste
e Shqipërisë më 8 Nëntor 1941
Betimi i komunist¨ve me rastin
e themelimit të PKSH-së
Rezoluta themeluese e PKSH-së

Mbledhje Themeluese (8-14 nëntor 1941) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar i KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm.

Nëntor 1941
Thirrja e parë e PKSH-së
Nëntor 1941 Thirrja e parë e PKSH-së

Dorës së Enver Hoxhës, në bashkëpunim me Qemal Stafën, i takonjë, në këto momente dy dokumentet e para programatike të PKSH, ku përcaktohen bazat politike, ideologjike e organizative të Partisë dhe çështjet themelore të vijës së saj të përgjithshme: "Rezolucioni i Mbledhjes Themeluese" dhe "Thirrja e KQ të PKSH drejtuar popullit shqiptar". Më 23 nëntor 1941 Enver Hoxha merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSH, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinsë Komuniste Shqiptare.

Teknikë shtypi gjatë luftës
Vojo Kushi
Shtypi revolucionar gjatë luftës
Teknikë shtypi gjatë luftës Vojo Kushi Shtypi revolucionar gjatë luftës

Menjëherë pas themelimit të PKSH, Enver Hoxha bashkë me shokët e në krye të tyre, i hyn me vullnet të hekurt punës për organizimin dhe shtrirjen e Partisë në të gjithë vendin, përpunon vijën e Partisë për mobilizimin e masave në një front të gjerë antifashist dhe për organizimin e zgjërimin e luftës së armatosur kundër pushtuesit.

I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregtar e intelektual, ai gjatë gjithë vitit 1942, në kushtet e terrorit e të ilegalitetit më të rëndë zhvillon një veprimtari të dendur e të fryshme revolucionare në kryeqytet, duke pasur deri në mars të vitit 1943 edhe detyrën e sekretarit politik të Qarkorit të Tiranës. Nga mesi i dhjetorit 1942 e gjer në maj 1943 vepron kryesisht në zonë e Elbasanit e në Tiranë, durse nga mesi i majit 1943 largohet nga Tirana dhe deri në çlirimin e plotë të vendit drejton e udhëheq Partinë, Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe shtetin e ri popullor nga krahinat e qytetet e Elbasanit, Korçës, Skraparit, Përmetit, Beratit etj.

EH bashkë me partizanë, Mokër-1943
Haxhi Lleshi
Myslim Peza
Mustafa Xhani
Enver Hoxha bashkë me partizanë, Mokër-1943 Haxhi Lleshi Myslim Peza Mustafa Xhani

Të gjitha ngjarjet e shënuara e jetike të Partisë e të popullit gjatë viteve të Luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare kanë vulën e mendimit marksist-leninist e të veprimtarisë së shquar revolucionare të Enver Hoxhës. Me iniciativën dhe nën drejtimin e Enver Hoxhës zhvilluan me sukses punimet mbledhje të tilla të rëndësishme si Konsulta e Parë e Aktivit të PKSH (prill 1942), Konferenca e Jashtëzakonshme e PKSH (qershor 1942), Konferenca e Parë e Vendit e PKSH (mars 1943) etj., analizat dhe vendimet e të cilave patën një rëndësi jetike për kalitjen ideologjike, politike e organizative të Partisë, për spastrimin e saj nga mbeturinat e frymës së vjetër të grupazhit, nga elementët fraksionistë, trockistë e deviatorë, për forcimin e lidhjeve me masat e për zgjerimin e LANÇ.

Konferenca e Parë e vendit, e cila për problemet e mëdha që analizoi e vendimet historike që mori, pati rëndësinë e një kongresi partie, e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Byrosë Politike dhe Sekretar të Përgjithshëm të PKSH.

Enver Hoxha, në krye të Partisë, zhvilloi një punë të pandërprerë për krijimin dhe zgjerimin e lidhjeve me masat, për t’i bërë këto të ndërgjegjshme e për t’i bashkuar në një lëvizje të fuqishme antifashiste. Konferenca e Pezës (shtator 1942) e organizuar me iniciativën e PKSH e personalisht të Enver Hoxhës, hodhi themelet e Frontit Nacionalçlirimtar, si një organizatë politike ku do të realizohej bashkimi luftarak i popullit shqiptar nën udhëheqjen e PKSH.

Në krye të KQ të Partisë, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të PKSH për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e vendit dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Si Komisar Politik i Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Natcionalçlirimtare (korrik 1943) e më pas Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare (maj 1944), Enver Hoxha vuri gjithë aftësitë e talentin e tij për krijimin, rritjen e kalitjen e UNÇSH si një ushtri e popullit. Ai dha një kontribut të shquar për fitoren historike të LANÇ: çlirimin e atdheut me forcat e veta dhe vendosjen e mbrojtjen e rendit demokratik popullor.

Enver Hoxha, korrik 1943
EH në zyrën e tij në Odriçan dhe urdhëresat e ndryshme
Enver Hoxha, korrik 1943 Enver Hoxha në zyrën e tij në Odriçan dhe urdhëresat e ndryshme

PKSH dhe udhëheqësit të saj, Enver Hoxhës, u takon merita historike që luftën për çlirim kombëtar e lidhën ngushtë dhe e shkrinë me luftën për çlirim shoqëror, për përmbysjen e pushtetit të vjetër e për vendosjen e pushtetit të ri popullor. Direktivat e udhëzimet e KQ e të Enver Hoxhës kanë luajtur një rol vendimtar për krijimin, përhapjen e forcimin e këshillave nacionalçlirimtarë si baza të pushtetit të ri revolucionar, si organe të luftës e të bashkimit të popullit.

EH duke folur në Mbledhjen e Dytë të KANÇ, 22 tetor 1944
EH, kryetar i Qeverisë Demokratike të Shqipërisë
Enver Hoxha duke folur në Mbledhjen e Dytë të KANÇ, 22 tetor 1944 Enver Hoxha, kryetar i Qeverisë Demokratike të Shqipërisë

Konferenca Il Nacionalçlirimtare (shtator 1943) e thirrur me iniciativë të KQ të PKSH e personalisht të Enver Hoxhës, i shpalli këshillat nacionalçlirimtarë si të vetmin pushtet të popullit në Shqipëri, duke goditur ambiciet e shpresat për pushtet të reaksionit të brendshëm dhe planet e anglo-amerikanëve që manovronin me grupimet e ndryshme të tij, brenda e jashtë vendit. Konferenca u bashkua njëzëri dhe sanksionoi dënimin e marrëveshjes së Mukjes, kompromis tradhtar i oportunistëve me krerët e organizatës reaksionare të Ballit Kombëtar, që cenonte fitoret e arritura dhe minononte perspektivën e zhvillimit të revolucionit popullor. Në dënimin e kësaj marrëveshjeje nga KQ i Partisë roli i Enver Hoxhës qe vendimtar.

Në gjithë këtë periudhë, veçanërisht në dimrin e rëndë të viteve 1943-1944, Enver Hoxha, në krye të KQ të PKSH e të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ, zhvillon një veprimtari intensive e jep një kontribut të shquar me rëndësi vendimtare për ruajtjen, rritjen dhe forcimin e pandërprerë të Partisë, të këshillave nacionalçlirimtarë e të UNÇ edhe në situatat e reja, tepër të rënda e të ndërlikuara, që u krijuan nga hyrja në Shqipëri e pushtuesit nazist, nga organizimi prej tij i Mësymjes së përgjithshme të dimrit 1943-1944, nga bashkëpunimi i hapur me të i reaksionit të brendshëm dhe nga manovrat e synimet reaksionare të aleatëve anglo-amerikanë.

EH në kohën e Konferencës së Pezës, më 16 shtator 1942
Enver Hoxha në kohën e Konferencës së Pezës, më 16 shtator 1942

Në pranverën e vitit 1944, pas dështimet të Mësymjes së përgjithshme armike të dimrit 1943-1944, dhe kur rekasioni i brendshëm e ai i jashtëm u hodhën në përpjekje të ethshme për ta ndryshuar gjendjen në favor të tyre, PKSH me shokun Enver Hoxha në krye, konkludoi se kishte ardhur momenti të zgjidhej përfundimisht problemi i pushtetit politik në dobi të popullit kryengritës. Me propozim të KQ të PKSH më 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi I Parë Antifashist Nacionalçlirimtar i popullit shqipëtar, Kongresi i Përmetit, i cili themeloi shtetin shqiptar të demokracisë popullore. Komiteti Antifashist, që doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e parë demokratike popullore e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, u emërua President i këtij Komiteti. Mbledhja e Dytë e KANÇ-it (tetor 1944), që u mbajt në Berat, vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist në Qeveri Demokratike Provizore të Shqipërisë. Enver Hoxha u emërua Kryeministër.

EH dhe Qeveria Demokratike gjatë qëndrimit në Berat
EH duke folur në ditën e çlirimit të Tiranës
Enver Hoxha dhe Qeveria Demokratike gjatë qëndrimit në Berat Enver Hoxha duke folur në ditën e çlirimit të Tiranës

Me vetëdijen e revolucionarit marksist-leninist për përgjegjësitë e mëdha që i besuan Partia e populli, Enver Hoxha vë gjithë forcat, talentin dhe energjitë e tij për organizimin e shtetit të ri të sapokrijuar; kundërshton me forcë dhe shkatërron planet e anglezëve për të zbarkuar e për të ndërhyrë në Shqipëri; përgatit e drejton personalisht mësymjen e përgjithshme të UNÇ për çlirimin e plotë të vendit e për kalimin e një pjese të forcave të ushtrisë sonë në ndihmë të luftës çlirimtare të popujve të Jugosllavisë.

Më 28 Nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore në Shqipëri, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.

Marshimi triumfal i Enver Hoxhës me pjesëtarë të Qeverisë në Tiranë
Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha
Marshimi triumfal i Enver Hoxhës me pjesëtarë të Qeverisë në Tiranë Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha

Pas Çlirimin të vendit Enver Hoxha në krye të Partisë, luajti një rol të shquar dhe dha kontributin vendimtar për përpunimin dhe zbatimin e programit të rindërtimit të vendit dhe të kalimit të Shqipërisë në rrugën e socializimit. Ai është kurdoherë në udhëheqje të luftës e të përpjekjeve për organizimin, forcimin dhe mbrojtjen e shtetit të diktarurës së proletariatit, për kryerjen në të gjithë sektorët, të shndërrimeve të tilla revolucionare, të cilat do të bënin të mundur që revolucioni popullor, i kryer në fushën politike, të zhvillohej edhe në fushën ekonomike, shoqërore, kulturore etj., duke siguruar ndërtimin socialist të vendit.

Duke ndërtuar me krah Shqipërinë e re
Duke ndërtuar me krah Shqipërinë e re
Duke ndërtuar me krah Shqipërinë e re
Të gatshëm për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta
Duke ndërtuar me krah Shqipërinë e re Duke ndërtuar me krah Shqipërinë e re Duke ndërtuar me krah Shqipërinë e re Të gatshëm për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta
Me forcën e krahut për të siguruar bukën Me forcë krahu drejt industrializimit Objekte industriale në gjithë Shqipërinë Ndërtimi i porteve detare - shtyllë e zhvillimit Drejt teknologjisë moderne
Me forcën e krahut për të siguruar bukën Me forcë krahu drejt industrializimit Objekte industriale në gjithë Shqipërinë Ndërtimi i porteve detare - shtyllë e zhvillimit Drejt teknologjisë moderne

Në ndeshje me qëndresën e klasave të përmbysura, kundër pikëpamjeve e qëndrimeve oportuniste e liberalo-borgjeze etj., ai qysh në vitet e para pas Çlirimit i udhëhoqi Partinë dhe popullin në rrugën për zhdukjen e pozitave të kapitalit të huaj në Shqipëri (1944-1945), për shtetëzimet me karakter demokratik e revolucionar e për krijimin e sektorit socialist në ekonomi (1945-1946), për kryerjen e Reformës Agrare, të Reformës Arsimore (1946-1947) e të një vargu shndërrimesh të tjera revolucionare të cilat përbënin hapat dhe fitoret e para të rendit të ri socialist në Shqipëri.

Më 11 janar 1946 Asambleja Kushtetuese, duke shprehur vullnetin e popullit, e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore, zgjodhi qeverinë e re dhe Enver Hoxhën e ngarkoi me detyrën e Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Që nga kjo legjislaturë e parë, vazhdimisht Enver Hoxha është zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor. Si Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme në vitet e para të jetës së shtetit të ri shqiptar, Enver Hoxha me një politikë të mençur, të guximshme e largpamëse dha kontributin e vet të paçmuar për njohjen e Shqipërisë së re dhe mbrojtjen e të drejtave të saj në arenën ndërkombëtare. Në shtator 1946, në krye të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris, ai shpreh vullnetin e popullit shqiptar në mbrojtje të interesave e të drejtave të veta sovrane dhe demaskon botërisht synimet aneksioniste të shovinistëve fqinjë e manovrat reaksionare antishqiptare të fuqive imperialiste.

Enver Hoxha me delegacionin shqiptar
Duke folur në Konferencën e Paqes në Paris
Duke folur në aeroportin e Rinasi pas kthimit nga Konferenca e Paqes në Paris
Enver Hoxha me delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, shtator 1946 Duke folur në Konferencën e Paqes në Paris Duke folur në aeroportin e Rinasi pas kthimit nga Konferenca e Paqes në Paris

Vendimtar ishte roli i Enver Hoxhës për përballimin e situatave tepër të rënda e të rrezikshme që iu krijaun Partisë dhe vendit tonë nga synimet e udhëheqjes së PKJ. Në shërbim të këtyre synimeve që gjatë vitete të Luftës ANÇ, udhëheqësit jugosllavë dhe të dërguarit e tyre në Shqipëri kishin zhvilluar një veprimtari të dendur për të dobësuar PKSH, për të minuar luftën e popullit shqiptar, për të eliminuar nga udhëheqja e Partisë elementët më të vendosur dhe, në radhë të parë, Sekretarin e Përgjithshëm, tek i cili ata shihnin pengesën kryesore për zbatimin e planeve të tyre.

Që në ato vite Enver Hoxha iu kundërvu me forcë presioneve e ndërhyrjeve brutale të udhëheqësve jugosllavë dhe agjenturës që kishin krijuar ata në gjirin e udhëheqjes së PKSH. Pas Çlirimit të vendit, ai, në krye të Partisë, zhvilloi një luftë të vendosur, parimore e të guximshme për të ruajtur vijën marksiste-leniniste të PKSH dhe pavarësinë e atdheut. Qëndrimet e prera parimore të Enver Hoxhës qenë me rëndësi historike, ato qenë vendimtare për shkatërrimin e planeve aneksioniste të udhëheqjes së PKJ dhe të shtetit jugosllav.

Ndonëse PKSH nuk ishte në dijeni të divergjencave parimore midis PK të BS me J. V. Stalinin në krye dhe udhëheqjes së PKJ, principialiteti dhe logjika e luftës kundër pikëpamjeve e verprimtarisë revizioniste të udhëheqjes titiste i kishin çuar PKSH-në dhe Enver Hoxhën në konkluzione të njëjta me ato të J. V. Stalinit. Ky unitet mendimi marksist-leninist u bë i qartë, pas letrave të KQ të PKBS drejtuar KQ të PKJ (1948). Në denoncimin publik që iu bë udhëheqjes jugosllave Partia jonë dha kontributin e vet me përvojën dhe qëndrimet e saj të vendosura. Me luftën e saj të palëkundur e parimore kundër variantit jugosllav të revizionizimit modern, PPSH me Enver Hoxhën në krye kanë dhënë një kontribut të madh me rëndësi ndërkombëtare për mbrojtjen e marksizëm-leninizimit.

Menjëherë pas shpartallimit të rrezikut titist që kërcënoi Shqipërinë, nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përgatit e zhvilloi punimet me sukses të plotë Kongresi I i PKSH (nëntor 1948), i cili hartoi programin e plotë të ndërtimit të bazave ekonomike të socializimit në vendin tonë. Raporti historik që mbajti Enver Hoxha në Kongres përbën veprën e parë të historiografisë marksiste-leniniste shqiptare, ku, pasi i bëhet analiza shkencore e drejtë dhe e saktë një periudhë të tërë historike, veçanërisht rrugës luftarake të popullit shqiptar me PKSH në krye nga nëntori 1941 e deri më 1948, përcaktohen rrugët e drejtimet kryesore të zhvillimit politik, ekonomik e social-kulturore të Shqipërisë socialiste.

Me urtësinë dhe konsekuencën e tij revolucionare Enver Hoxha në gjithë këtë periudhë është në krye të luftës e të përpjekjeve të Shqipërisë socialiste për zgjerimin e lidhjeve të saj diplomatike e tregtare me vende të tjera, për ndjekjen e një politike të fqinjësisë së mirë, për kundërshtimin e vendosur të planeve e të politikës reaksionare e luftënxitëse të imperializmit ndërkombëtar me imperializmin amerikan në krye, për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore e internacionaliste me Bashkimin Sovjetik dhe me ato vende që pas Luftës së Dytë Botërore u futën në rrugën e shndërrimeve revolucionare socialiste. Ai është farkëtari i miqësisë së veçantë që u krijua në këtë periudhë midis popullit shqiptar dhe popujve sovjetikë, të udhëhequr nga J. V. Stalini. Duke filluar nga viti 1947 Enver Hoxha u takua 5 herë me J. V. Stalinin.

Enver Hoxha është organizator dhe udhëheqës i drejtpërdrejtë i gjithë atyre transformimeve revolucionare që janë bërë në vendin tonë pas Çlirimit, frymëzues i gjithë atyre veprimtare monumentale që i kanë ndryshuar pamjen Shqipërisë së re. Ai ka hartuar e përcaktuar vijën ekonomike të Partisë. Politika e industrializimit të vendit, e kolektivizimit dhe e modernizimit të bujqësisë mbajnë vulën e mendimit të tij krijues e origjinal. Ai ka qenë frymëzuesi i planeve tona pesëvjeçare, të cilat përfaqësojnë shkallët e rritjes e të zhvillimit të ekonomisë sonë socialiste. S’ka asnjë vepër që është ndërtuar te ne e që të ketë munguar iniciativa e mendimi i tij. Mësimet e mëdha të shokut Enver Hoxha dhe veprimtaria e tij e palodhur për të ndërtuar një kulturë të re revolucionare në përmbajtje, me taban të thellë kombëtar dhe me frymë të thellë popullore e demokratike, kanë qenë udhërrëfyese për realizimin e revolucionit ideologjik e kulturor aq të thellë për nga përmbajtja e aq të shtrirë për nga gjerësia, me anë të cilit Shqipëria, brenda një kohe të shkurtër, bëri një kapërcim shumë të madh në arsim, në kulturë, në teknikë, në shkencë.

Veçanërisht pas vitit 1953, presionet dhe kërcënimet e pareshtura të armiqve imperialistë e të revizionistëve titistë ndaj PPSH e Shqipërisë socialiste u pasuan nga presionet e ndërhyrjet e armiqve të rinj, revizionistëve hrushovianë. Enver Hoxhës i takon merita historike që PPSH në këtë periudhë tepër të rrezikshme nuk lejoi të zinin vend në vijën dhe qëndrimet e saj teoritë e praktikat revizioniste që zbatonte e propagandonte udhëheqja hrushoviane, iu kundërvu me largpamësi këtij kursi revizionist dhe bëri të dështonin të gjitha presionet e kurthet e kurdisura nga hrushovianët për devijimin e gjendjes në Shqipëri.

Raporti që mbajti Enver Hoxha në Plenumin e KQ të PPSH të shkurtit 1957, ndonëse për arsye taktike nuk e atakonte me emër udhëheqjen sovjetike, në tërë përmbajtjen e tij është kundërvënia e plotë dhe pa ekuivoke e PPSH ndaj vijës revizioniste të zyrtarizuar në Kongresin XX të PK të BS e të përqafuar nga gjithë hrushovianët e vendeve të tjera. Në qershor 1960, Enver Hoxha, në krye të Byrosë Politike të KQ të PPSH, luajti një rol të shquar për zbulimin dhe dështimin e komplotit hrushovian të "Mbledhjes së Bukureshtit", kurse në nëntor 1960 ai shkon në Moskë, në krye të delegacionit të KQ të PPSH, për të marrë pjesë në Mbledhjen e 81 Partive Komuniste e Punëtore të Botës.

Duke folur në Kongresin e IV-të të PPSH-së, 23 shkurt 1961
Duke folur në Kongresin e IV-të të PPSH-së, 23 shkurt 1961

Fjala e Enver Hoxhës në këtë mbledhje në mbrojtje të teorisë e të praktikës së marksizëm-leninizmit, shënon denoncimin dhe demaskimin e parë zyrtar të vijës tradhtare të udhëheqjes hrushoviane. Tezat dhe qëndrimet e drejta të PPSH për problemet më kardinale të epokës sonë të pasqyruara në këtë dokument me rëndësi të përhershme ndërkombëtare përbënë bazën mbi të cilën, pak më pas, shpërtheu hapur e vazhdon lufta pa kompromis midis marksizëm-leninizmit, nga njëra anë, dhe revizionizimit modern, nga ana tjetër.

Pas ndarjes përfundimtare me revizionistët modernë, në krye të Partisë e të popullit, Enver Hoxha, me mendimin e tij të shquar marksist-leninist zhvilloi një veprimtari të pandërprerë e të frytshme teorike e praktike për revolucionarizimin e parreshtur të Partisë, të pushtetit e të gjithë jetës së vendit, për çelikosjen e diktaturës së proletariatit, për zhvillimin e pandërprerë e gjithnjë në rritje të ekonomisë socialiste nga njëri pesëvjeçar në tjetrin, në bazë të parimit të mbështetjes në forcat e veta, për lulëzimin e arteve e të kulturës socialiste, për rritjen e mirëqenies së masave, për edukimin e revolucionarizimin e parreshtur të njeriut të ri, për mbylljen e shtigjeve të degjenerimit borgjezo-revizionist e të kthimit prapa në kapitalizëm, për fuqizimin e vazhdueshëm të mbrotjes së atdheut.

Në luftën e ashpër klasore kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm, të hapur e të maskuar, të cilët në bashkërendim me njëri-tjetrin, janë përpjekur gjatë këtyre dekadave, të minojnë revolucionin e të përmbysin socializmin në Shqipëri, roli dhe kontributi i Enver Hoxhës, vigjilenca, mprehtësia, fuqia konkluduese e përgjithësuese e tij, kanë qenë vendimtare e jetike. Partia e Punës e Shqipërisë, sipas mësimeve dhe nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës, në gjithë këto dekada u kalit pareshtur politikisht, ideologjikisht e organizativisht, përcaktoi e ndoqi në të gjitha aspektet një vijë të drejtë marksiste-leniniste, rriti pareshtur rolin e saj udhëheqës në tërë jetën e vendit, u tregua e pamëshirshme ndaj armiqve të klasës, çelikosi unitetin e mendimit e të veprimit, unitetin e radhëve të veta, farkëtoi lidhje të çelikta me popullin në luftën për ndërtimin dhe mbrojtjen e atdheut socialist e të diktaturës së proletariatit.

EH mban raportin e Komitetit Qendror në Kongresin e VI të PPSH-së, 7 nëntor 1971
EH duke folur në kongresin e VIII të PPSH-së, 8 nëntër 1981
Enver Hoxha mban raportin e Komitetit Qendror në Kongresin e VI të PPSH-së,
7 nëntor 1971
Enver Hoxha duke folur në kongresin e VIII të PPSH-së,
8 nëntër 1981

Me një qartësi të thellë marksiste-leniniste Enver Hoxha përpunoi idetë revolucionare të PPSH mbi mbrojtjen e atdheut, mbi Ushtrinë Popullore dhe Artin Ushtarak të Luftës Popullore. Enver Hoxha ka argumentuar shkencërisht domosdoshmërinë e armatosjes e të përgatitjes ushtarake të të gjithë popullit, të zëvendësimit të ushtrisë së përhershme të kazermës me popullin ushtar, me Ushtrinë Popullore si pjesë përbërëse të ushtrisë së madhe të popullit, duke bërë çdo ushtar qytetar dhe çdo qytetar ushtar. Enver Hoxha përpunoi idetë themelore të Artit Ushtarak të Luftës Popullore, si arti ushtarak i klasës punëtore në fuqi dhe i shtetit socialist të rrethuar nga shtetet imperialiste e revizioniste, për të përballuar e fituar kundër çdo agresioni ushtarak. Enver Hoxhës i takon merita e madhe që argumentoi, thelloi e vuri në jetë me largpamësi e guxim revolucionar idenë e Leninit mbi Shkollën e Lirë Ushtarake. Idetë e Enver Hoxhës për vijën ushtarake të PPSH janë zbatim krijues dhe pasurim i shkencës ushtarake marksiste-leniniste, mbrojtje e shkëlqyer e saj në luftë kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm, një armë e fuqishme për edukimin ideopolitik dhe përgatitjen luftarake të Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë dhe të popullit ushtar, për demaskimin e teorive ushtarake borgjeze e revizioniste.

EH duke puthur flamurin kombëtar
Reparte ushtarake në parakalim ushtarak
EH me ushtarakët duke nderuar heronjtë e kombit
Enver Hoxha duke puthur flamurin kombëtar Reparte ushtarake në parakalim ushtarak Enver Hoxha me ushtarakët duke nderuar heronjtë e kombit

Me mësimet dhe nën udhëheqjen e Enver Hoxhës Partia dhe shteti ynë gjatë gjithë kësaj periudhe i përballuan me guxim rrethimin e egër, presionet e bllokadat imperialisto-revizioniste dhe përpunuan e zbatuan atë politikë të jashtme revolucionare, të pavarur e internacionaliste, e cila e ka bërë Shqipërinë të njohur kudo në botë, me autoritet e prestigj në arenën ndërkombëtare, të dashur për popujt dhe forcat revolucionare.

Enver Hoxha është frymëzues dhe udhëheqës i luftës parimore e të paepur që kanë zhvilluar e zhvillojnë PPSH e populli shqiptar kundër imperializimit e socialimperializimit, me atë amerikan e sovjetik në krye, dhe kundër revizionizimit modern të të gjitha ngjyrave – titizmit, hrushovizmit, eurokomunizmit, maoizmit.

Në kuadrin e kësaj lufte parimore e me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare PPSH dhe personalisht Enver Hoxha, sidomos në vitin 1970-1980, luajtën një rol të shquar dhe dhanë një kontribut historik për zbulimin dhe demsakimin e vijës oportuniste e tradhtare të PK të Kinës, të politikës shtetërore antimarksiste e antishqiptare të udhëheqjes kineze.

Mbrojtës dhe luftëtar i madh i çështjes së marksizëm-leninizmit e të revolucionit, i forcave marksiste-leniniste, i proletariatit e i popujve, përkrahës i zjarrtë i luftërave për liri e pavarësi, për mbrojtjen e paqës dhe sigurimin ndërkombëtar, Enver Hoxha është bërë i njohur në mbarë botën si personalitet i shquar i lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe si burrës shteti i shquar.

EH me kryetarin e Frontit Çlirimtar të Vitnamit Jugor, Nguyen Hu Tho, 1974
EH me delegacionin miqësor arab, maj 1958
EH me Joao Amazonas dhe D. Arruda
EH me Çu Enlai, mars 1965
Enver Hoxha me kryetarin e Frontit Çlirimtar të Vitnamit Jugor, Nguyen Hu Tho, 1974 Enver Hoxha me delegacionin miqësor arab, maj 1958 Enver Hoxha me Joao Amazonas dhe D. Arruda Enver Hoxha me Çu Enlai, mars 1965

Ai ngriti kurdoherë lart zërin e tij të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kombëtare e demokratike që u takojnë vëllezërve shqiptarë të Kosovës e të viseve të tjera në Jugosllavi. Për këtë qëndrim parimor, të drejtë e korrekt shoku Enver Hoxha mbeti i dashur, i respektuar e i nderuar nga të gjithë shqipëtarët.

1 Maj 1083, me buqetën e karafilave nga Kosova
EH me malësorët e Dragobisë më 31 maj 1970
EH në paradën e 1 Majit 1980
1 Maj 1983, me buqetën e karafilave nga Kosova Enver Hoxha me malësorët e Dragobisë më 31 maj 1970 Enver Hoxha në paradën e 1 Majit 1980

Vepra teorike e Enver Hoxhës, është tepër e gjerë. Ajo përbën një kontribut me vlerë të madhe në mbrojtjen, pasurimin dhe zhvillimin krijues të teorisë marksiste-leniniste, sidomos për problemet themelore të revolucionit, të ndërtimit socialist, të diktaturës së proletariatit, të partisë marksiste-leniniste dhe të rolit të saj vendimtar në krejt etapën historike të socializmit etj.

Libra të shumtë të shkruara nga Enver Hoxha
Libra të shumtë të shkruara nga Enver Hoxha

Enver Hoxha vdiq më 11.4.1985. Kjo ishte një humbje e rëndë për PPSH, popullin shqiptar dhe lëvizjen punëtore e komuniste ndërkombëtare. Partia dhe populli në unitet të çeliktë bënë betimin solemn të ecin me besnikëri e vendosmëri të patundur në rrugën e shënuar nga Enver Hoxha, të frymëzuar e të udhëhequr si kurdoherë nga vepra dhe mësimet e tij të pavdekshme.

Me vendim të KQ të PPSH, duke filluar nga viti 1968 ka nisur botimi i Veprave të shokut Enver Hoxha. Deri tani janë botuar 46 vëllime. Krahas tyre po botohet seria me "Raporte e fjalime", vëllime të veçanta për probleme themelore dhe një varg veprash të veçanta si "Imperializmi dhe revolucioni" (1978), "Vetadministrimi jugosllav – teori dhe praktikë revioniste" (1978), "Eurokomunizmi është antikomunizëm" (1980). Vitet e fundit është botuar një seri librash me kujtime e shënime historike të Enver Hoxhës, si "Me Stalinin" (1979); "Hrushovianët" (1980); "Kur lindi Partia" (1981); "Reziku anglo-amerikan për Shqipërinë" (1982); "Titistët" (1982), "Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re" (1984). Nga Ditari politik i shokut Enver Hoxha janë botuar vëllime më vete "Shënime për Kinën" (1979), "Shënime për Lindjen e Mesme" (1984) dhe "Dy popuj miq" (1985).

Libra të shumtë të përkthyera në gjuhë të ndryshme botërore
Libra të shumtë të përkthyera në gjuhë të ndryshme botërore

Shumë nga Veprat e Enver Hoxhës janë botuar e riboruar në gjuhë të huaja dhe kanë ngjallur një interes e vëmendje të veçantë në radhët e revolucionarëve, të proletariatit e të popujve.

Figura e shokut Enver Hoxha është një figurë e madhe poliedrike. Nuk ka fushë të aktivitetit politik, ideologjik e shoqëror të Partisë e të shtetit që të mos jetë shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese, veprimtaria udhëheqëse. Rrallë mund të jenë bashkuar te një njeri mendimtari marksist dhe udhëheqësi revolucionar, komandanti ushtarak dhe burri i shtetit, diplomati e publicisti, intelekuali erudit dhe edukatori i masave, oratori fjalëzjarrtë dhe miku i njerëzve të thjeshtë. Në krye të Partisë e të popullit shqiptar luftoi, punoi e krijoi tërë jetën deri në çastin e fundit për të mirën e begatinë e atdheut, për çështjen e madhe të socializmit. Vepra e tij dhe trashëgimi i paçmueshëm i tij do të rrojnë në shekuj.

Enver Hoxha, prill 1985
Faksimi i faqes së parë të "zërit të popullit"
Masat popullore pas njoftimit mbi vdekjen e birit më të shtrenjtë të kombit, Enver Hoxha
Enver Hoxha,
prill 1985
Faksimi i faqes së parë të "zërit të popullit" Masat popullore pas njoftimit mbi vdekjen e birit më të shtrenjtë të kombit, Enver Hoxha Duke pritur në radhë për t'u përshëndetur për herë të fundit me udhëqësin e shquar të kombit
Duke u betuar para arkivolit të shokut Enver Hoxha
Lotët ishin të shumtë me rastin e pikëllimit për udhëheqësin e dashur Enver Hoxha
Vargu i gjatë për të nderuar komandantin legjendar
Ramiz Alia duke mbajtur fjalimin lamtumirës më 15 prill 1985
Duke u betuar para arkivolit të shokut Enver Hoxha Lotët ishin të shumtë me rastin e pikëllimit për udhëheqësin e dashur Enver Hoxha Vargu i gjatë për të nderuar komandantin legjendar Ramiz Alia duke mbajtur fjalimin lamtumirës më
15 prill 1985
Duke nderuar komandantin e Ushtrisë Popullore të RPS të Shqipërisë Enver Hoxha
Pionerët e Enverit duke brohoritur për xhaxhai Enverin
Duke nderuar komandantin e Ushtrisë Popullore të RPS të Shqipërisë Enver Hoxha Pionerët e Enverit duke brohoritur për xhaxhai Enverin
Nexhmije Hoxha dhe drejtues të PPSH-së duke vënë kurora mbi varrin e më të shtrenjtit të kombit, Enver Hoxha
Duke u betuar para varrit të Enver Hoxhës
Nexhmije Hoxha dhe drejtues të PPSH-së duke vënë kurora mbi varrin e më të shtrenjtit të kombit, Enver Hoxha Duke u betuar para varrit të Enver Hoxhës
Prill 1986, masat e gjera nderojnë udhëheqësin e tyre, Enver Hoxha
Prill 1986, masat e gjera nderojnë udhëheqësin e tyre, Enver Hoxha


 

Letrat e lexuesve
E re Arkivi E re