

08.11.2009
Të dashur e të respektuar lexues
Me rastin e 68-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, duke publikuar veprat e Enver Hoxhës, po fillojmë edhe nxjerrjen e shkrimeve nga veprat e Enver Hoxhës që kanë të bëjnë për Kosovën, Jugosllavinë dhe luftën e pandërprerë të Enver Hoxhës kundër regjimit titist të Beogradit. Çdo shkrim që ka të bëjë me Jugosllavinë dhe Titon, në mënyrë direkte dhe indirekte ka të bëjë me Kosovën dhe viset shqiptare të pushtuar nga Jugosllavia. Nga këto shkrime ne mund të shohim se sa ka qenë preokupimi i Enver Hoxhës për pjesën e pushtuar të Atdheut, Kosovën dhe të gjitha viset shqiptare nën pushtimin jugosllav dhe popullin shqiptar të pushtuar.
Këto shkrime ne do i përfshijmë të mbledhuar bashkë në formatin pdf dhe të bashkërenditura sipas veprave. Pra, shkrimet e një vëllimi do i fusim të bashkangjitura në një dokument të vetëm.
Këto shkrime do i gjeni në rubrikën "Enver Hoxha për Kosovën".
Redaksia
* * * *
* * *
Të dashur e të nderuar lexues
Ashtu siç ju kemi premtuar, ne veç kemi filluar me publikimin e veprave të Enver Hoxhës. Në faqen kryesore, sikur kemi praktikuar edhe me publikim e librave do bëjmë edhe me 70 veprat e Enver Hoxhës.
Duke shfletuar këto vepra do shihni se sa e egër dhe e pabazë bëhet fushata kundër kësaj figure të shquar të kombit tonë. Veprat flasin vetë dhe s'kemi çfarë t'u shtojmë.
Ju dëshirojmë lexim të këndshëm.
Redaksia
* * * *
* * *




























* * * *
* * *

16 TETORI, kjo ditë e bekuar e cila i bashkon të gjithë shqiptarët e ndershëm, patriotë e revolucionarë anë e kënd rruzullit tokësor me të njëjtin gëzim, me të njëjtat dëshira, të njëjtat urime:
RROFTË SA MALET VEPRA E PAVDEKSHME E ENVER HOXHËS!
Edhe pse sot ka shumë shqiptarë të mashtruar nga një propagandë e egër fashiste kundër figurës së Enver Hoxhës, megjithate, sapo dëgjojnë një këngë të epokës së Enver Hoxhës, disi u çelet fytyra. Edhe pse të gënjyer, ata megjithate shtojnë: Eh, ajo kohë! Ishte seç na ishte!
Sot, o bac Enveri, siç të thërrasin shqiptarët e Kosovës, ose xhaxhi Enveri, siç të thërrasin shqiptarët në Shqipërinë Amë, Ti mbush 101 vite! 1000 të tjera t'u shtofshin dhe vepra jote kurrë mos u shoftë!
Kujtimi dhe nderimi për Ty, bac e xhaxhi Enver, sa vie e rritet. Sikur ta shihje sallën e Kuqe në Prishtinën e Kuqe, atje ku shqiptarët të mbajnë në gji ngrohtësisht, siç i deshe e mbajte në gji edhe Ti, na kujtoi ditët kur lirshëm në Tiranë e fshehurazi në Prishtinë festonim ditëlindjet e Tuaja, o i shtrenjti Enver!
Tani kanë ardhur kohëra të tjera me shumë re të zeza mbi kokat tona. S'ishte gjë satrapi Zog në krahasim me satrapin Sali Berisha. Ate edhe në gjumë e frikëson emri Yt, prandaj çirrej para ekranit duke ftuar shqiptarët, siç bënte dhe Hashim Thaqi në Prishtinë, për të sabotuar festimin e ditëlindjes Sate të 100-të. Por, populli trim i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare akoma të pa çliruara, nuk deshi të dëgjonte këto krrakatje të Salës dhe Hashimit me kompani dhe manifestimi për ditëlindjen Tënde të 100-të ishte madhështor.
Edhe sot, gjithandej shqiptarët po festojnë ditëlindjen Tënde të 101, duke uruar që të vijnë dhe 1000 të tjera e kujtimi e nderimi për Ty të mos shuhet kurrë! Prandaj nga zemra thërrasim
RROFTË JETA DHE VEPRA E PAVDEKSHME E ENVER HOXHËS!
Redaksia e faqes së internetit që ta kemi kushtuar Ty, bac e xhaxhi Enver, është zotuar se do publikojë të gjitha shkrimet e Tua dhe ato që kanë të bëjnë me Ty dhe epokën Tënde të paharruar. Këto ditë, menjëherë pas 16 Tetorit, ne do të fillojmë publikimin e veprave Tua, të 70 veprat e pavdekshme. Një pyetje do kishim për ty o bac e xhaxhi Enver: Sa ke fjetur gjanëm në jetën Tënde? Si munde të shkruash kaq shumë vepra, se këta politikuajt e sodit s'po ia bëjnë çap dot?
Redaksia e faqes së internetit kushtuar jetës dhe veprës së Enver Hoxhës, ua uron nga zemra ditëlindjen e 101-të të figurës më të shtrenjtë të kombit Enver Hoxha!
Lavdi jetës dhe veprës së pavdekshme të Enver Hoxhës!
Redaksia e faqes së internetit: www.enver-hoxha.net
* * * *
* * *

* * * *
* * *
Ditëlindjet e Enverit
Emision dokumentar kushtuar ditëlindjeve të xhaxhi Enverit

* * * *
* * *

* * * *
* * *
Të dashur vëllezër e motra!
Të nderuar vizitorë e vizitore të faqes kushtuar
ENVER HOXHËS!
Faqja e re e internetit, këtij mediumi masiv elektronik, e titulluar sipas vet emrit të figurës nga më të shquarat e kombit shqiptar – ENVER HOXHËS, është vetëm një përpjekje sado modeste për ruajtjen dhe kultivimin e veprës së pavdekshme të Tij që na ka lënë trashëgim.
Tani për tani në këtë faqe jeni duke parë vetëm një pjesë të cunguar të biografisë dhe sigurisht se do pyeteni, pse nuk ka asgjë tjetër. Faqja është në punim e sipër dhe për disa shkaqe teknike ka ngelur kështu, por jo edhe për shumë kohë. Ne e kemi lëshuar kështu këtë faqe për të
shënuar një hap drejt qëllimit pikërisht me rastin e ditëlindjes së 99-të të Enver Hoxhës.
Është kjo një faqe, përmes së cilës duam të nxisim një debat publik në opinionin shqiptar, e pastaj edhe ate botëror, lidhur me jetën dhe veprën e Enver Hoxhës, këtij burrështeti shqiptar, i cili për një gjysmëshekulli drejtoi kombin dhe shtetin shqiptar. Kjo nga vet fakti se partitë politike në Shqipëri, qofshin ato që dje ishin në pozitë e sot në opozitë, qofshin ato që dje ishin në opozitë e sot janë në pozitë, e sidomos disa parti politike dhe krerë politikë në Kosovë, qe më shumë se një dekadë po vjellin helm e vrerë mbi këtë personalitet të shquar të kombit tonë, pa lejuar për asnjë moment që lidhur me këtë çështje të shqyrtohet arkivi dhe që dokumentacioni të bëhet publik. Përkundrazi, janë marrë vesh mes vete dhe kanë lidhur edhe marrëveshje që dosja "ENVER HOXHA" të mbyllet për dekada të tëra nën dryrin e hekurt të heshtjes. Por historia nuk fshihet dot as me plafët më të rëndë, as me dry të hekurt. Pastaj, bëhet fjalë për një gjysmë shekulli, e jo për një gjysmëdite! Prandaj ngrisim zërin duke thirrur:
STOP heshtjes!
Të hapet arkivi dhe të bëhet publik për të gjitha shtresat e popullsisë!
Faqja e hapur e internetit do të bëhet një katalizator në ndriçimin, ruajtjen dhe kultivimin e veprës së Enver Hoxhës. Përmes kësaj faqe do të përpiqemi që përmes mediave elektronike t’ua mundësojmë të gjitha shtresave të gjera të popullsisë të njihen më për së afërmi me veprat e shkruara të Enver Hoxhës (tani tabu temë në trojet shqiptare). Pra, do fillojmë të botojmë përmes internetit të gjitha veprat dhe librat e Tij. Lexuesit le të vlerësojnë e të gjykojnë vetë për to. Ne do i japim pa ndonjë censurë. Do të përpiqemi të sjellim edhe dokumentacion autentik origjinal, pa i komentuar ato.
Kjo faqe do ketë edhe një rubrikë për krijuesit e rinj të prozës e të poezisë, të cilët do provojnë pendën e tyre pikërisht në faqen kushtuar Enver Hoxhës.
Në këtë rrugë kemi nevojë edhe për ndihmën tuaj, lexues të nderuar. Prandaj na shkruani. Pranojmë çdo lloj kritike dhe sugjerimet tuaja të çmuara.
Redaksia
16 tetor 2007