
Arkivi - Faqja kryesore
16 Tetor 2010
![]() |
VEÇ DITËLINDJE KA PËR ENVER HOXHËN
Prandaj, 16 Tetori, ditëlindja e shokut Enver Hoxha, është e do të mbetet një nga datat më të mëdha e më të shënuara në kalendarin e historisë sonë të lavdishme kombëtare.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së pavdekshme të udhëheqësit legjendar të popullit shqiptar, shokut Enver Hoxha!
* * * *
* * *
01.12.2010
Të dashur lexues
Me rastin e 190 vjetorit të lindjes së Fridrich Engelsit po fillojmë publikimin e veprës së tij të njohur "Dialektika e natyrës".
Ju urojmë lexim të këndshëm
Redaksia
* * * *
* * *
08.07.2010
Marrë nga një faqe tjetër e internetit kushtuar Enver Hoxhës, për publikimin e së cilës kemi marrë miratimin e drejtpërdrejtë të administratorit të asaj faqeje. Mund të klikoni mbi foto ose të shkoni në rubrikën e librave.
* * * *
* * *
* * * *
* * *
* * * *
* * *
21.04.2010
Me rastin e 140 vjetorit të lindjes së udhëheqësit të Revolucionit të Tetorit 1917, V. I. Leninit, po publikojmë "Vepra të zgjedhura I", vepër të cilën mund ta gjeni në rubrikën "librat".

V. I. Lenin 22 prill 1870 - 21 janar 1924
* * * *
* * *
17.04.2010
11.04.2010, Ferizaj
Në Ferizaj, nën organizimin e "Frontit për mbrojtjen dhe kultivimin e rrugës revolucionare të shokut Enver Hoxha", është organizuar marshi përkujtimor me rastin e 25-vjetorit të ndarjes fizike nga burrështetetasi i Shqipërisë Socialiste. Më poshtë po japim faksimilin e gazetës "Epoka e re" e datës 12 prill 2010, e cila sjell kronikën lidhur me këtë aktivitet në Ferizaj kushtuar jetës dhe veprës së Shokut Enver Hoxha.

Faksimil i gazetës "Epoka e re", 12 prill 2010
* * * *
* * *
17.04.2010
Të dashur lexues besnikë
Ka kaluar gati një muaj që në faqen tuaj kushtuar figurës më madhështore të kombit, Enver Hoxhës, nuk kemi bërë ndonjë aktualizim. Kjo për arsye se volumi i këtij projekti po zgjerohet dita ditës dhe për shkak të vendit të kufizuar të faqes sonë, jemi detyruar t'ia ndërrojmë vendin, për të pasur mundësi më të mëdha të publikimeve. Tani vendi i ri i faqes sonë ka hapësirë të mjaftueshme jo vetëm për planet tona të publikimit të të gjitha veprave dhe librave që ka shkruar Enver Hoxha, por edhe libra e vepra të tjera që janë të lidhura me periudhën e lavdishme të pushtetit popullor në Shqipëri për gjysmë shekulli me radhë. Pastaj, tani i kemi mundësitë më të mëdha për shkarkimin e filmave dhe dramave shqipe të cilat i kemi në datotekën tonë, e që janë mbi 170 sosh. Pos kësaj do bëjmë edhe shkarkimin e shumë emisioneve dokumentare e muzikore si dhe këngë e valle shqipe në audio.
Redaksia
* * * *
* * *
08.11.2009
Të dashur e të respektuar lexues
Me rastin e 68-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, duke publikuar veprat e Enver Hoxhës, po fillojmë edhe nxjerrjen e shkrimeve nga veprat e Enver Hoxhës që kanë të bëjnë për Kosovën, Jugosllavinë dhe luftën e pandërprerë të Enver Hoxhës kundër regjimit titist të Beogradit. Çdo shkrim që ka të bëjë me Jugosllavinë dhe Titon, në mënyrë direkte dhe indirekte ka të bëjë me Kosovën dhe viset shqiptare të pushtuar nga Jugosllavia. Nga këto shkrime ne mund të shohim se sa ka qenë preokupimi i Enver Hoxhës për pjesën e pushtuar të Atdheut, Kosovën dhe të gjitha viset shqiptare nën pushtimin jugosllav dhe popullin shqiptar të pushtuar.
Këto shkrime ne do i përfshijmë të mbledhuar bashkë në formatin pdf dhe të bashkërenditura sipas veprave. Pra, shkrimet e një vëllimi do i fusim të bashkangjitura në një dokument të vetëm.
Këto shkrime do i gjeni në rubrikën "Enver Hoxha për Kosovën".
Redaksia
* * * *
* * *

16 TETORI, kjo ditë e bekuar e cila i bashkon të gjithë shqiptarët e ndershëm, patriotë e revolucionarë anë e kënd rruzullit tokësor me të njëjtin gëzim, me të njëjtat dëshira, të njëjtat urime:
RROFTË SA MALET VEPRA E PAVDEKSHME E ENVER HOXHËS!
Edhe pse sot ka shumë shqiptarë të mashtruar nga një propagandë e egër fashiste kundër figurës së Enver Hoxhës, megjithate, sapo dëgjojnë një këngë të epokës së Enver Hoxhës, disi u çelet fytyra. Edhe pse të gënjyer, ata megjithate shtojnë: Eh, ajo kohë! Ishte seç na ishte!
Sot, o bac Enveri, siç të thërrasin shqiptarët e Kosovës, ose xhaxhi Enveri, siç të thërrasin shqiptarët në Shqipërinë Amë, Ti mbush 101 vite! 1000 të tjera t'u shtofshin dhe vepra jote kurrë mos u shoftë!
Kujtimi dhe nderimi për Ty, bac e xhaxhi Enver, sa vie e rritet. Sikur ta shihje sallën e Kuqe në Prishtinën e Kuqe, atje ku shqiptarët të mbajnë në gji ngrohtësisht, siç i deshe e mbajte në gji edhe Ti, na kujtoi ditët kur lirshëm në Tiranë e fshehurazi në Prishtinë festonim ditëlindjet e Tuaja, o i shtrenjti Enver!
Tani kanë ardhur kohëra të tjera me shumë re të zeza mbi kokat tona. S'ishte gjë satrapi Zog në krahasim me satrapin Sali Berisha. Ate edhe në gjumë e frikëson emri Yt, prandaj çirrej para ekranit duke ftuar shqiptarët, siç bënte dhe Hashim Thaqi në Prishtinë, për të sabotuar festimin e ditëlindjes Sate të 100-të. Por, populli trim i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare akoma të pa çliruara, nuk deshi të dëgjonte këto krrakatje të Salës dhe Hashimit me kompani dhe manifestimi për ditëlindjen Tënde të 100-të ishte madhështor.
Edhe sot, gjithandej shqiptarët po festojnë ditëlindjen Tënde të 101, duke uruar që të vijnë dhe 1000 të tjera e kujtimi e nderimi për Ty të mos shuhet kurrë! Prandaj nga zemra thërrasim
RROFTË JETA DHE VEPRA E PAVDEKSHME E ENVER HOXHËS!
Redaksia e faqes së internetit që ta kemi kushtuar Ty, bac e xhaxhi Enver, është zotuar se do publikojë të gjitha shkrimet e Tua dhe ato që kanë të bëjnë me Ty dhe epokën Tënde të paharruar. Këto ditë, menjëherë pas 16 Tetorit, ne do të fillojmë publikimin e veprave Tua, të 70 veprat e pavdekshme. Një pyetje do kishim për ty o bac e xhaxhi Enver: Sa ke fjetur gjanëm në jetën Tënde? Si munde të shkruash kaq shumë vepra, se këta politikuajt e sodit s'po ia bëjnë çap dot?
Redaksia e faqes së internetit kushtuar jetës dhe veprës së Enver Hoxhës, ua uron nga zemra ditëlindjen e 101-të të figurës më të shtrenjtë të kombit Enver Hoxha!
Lavdi jetës dhe veprës së pavdekshme të Enver Hoxhës!
Redaksia e faqes së internetit: www.enver-hoxha.net
* * * *
* * *

* * * *
* * *
Të dashur e të nderuar lexues
Ashtu siç ju kemi premtuar, ne veç kemi filluar me publikimin e veprave të Enver Hoxhës. Në faqen kryesore, sikur kemi praktikuar edhe me publikim e librave do bëjmë edhe me 70 veprat e Enver Hoxhës.
Duke shfletuar këto vepra do shihni se sa e egër dhe e pabazë bëhet fushata kundër kësaj figure të shquar të kombit tonë. Veprat flasin vetë dhe s'kemi çfarë t'u shtojmë.
Ju dëshirojmë lexim të këndshëm.
Redaksia
* * * *
* * *

MARSHI STUDENTOR
"TË GJITHË NË MBROJTJE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS"
10 dhjetor 2007
* * * *
* * *
GËZUAR FESTAT E MËDHA TË NËNTORIT
Redaksia e faqes www.enver-hoxha.net ua uron përzemërsisht të gjithë shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kosovë Lindore, Mal të Zi, Çamëri dhe anë e kënd ruzullit tokësor kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët, festat e mëdha të NËNTORIT, duke u dëshiruar që nëntorët e ardhshëm të bëhen realizues të aspiratave shekullore, bashkimi i trojeve shqiptare dhe kombit tonë në një SHQIPËRI TË BASHKUAR! |
RROFTË NËNTORI, MUAJI I ASPIRATAVE TONA SHEKULLORE!
RROFTË POPULLI SHQIPTAR!
RROFTË BASHKIMI YNË KOMBËTAR!
* * * *
* * *
Njoftim
Të nderuar lexues
Ju njoftojmë se FLOART-PRESS në Prishtinë, e cila mbanë faqen e internetit www.bruqi.com, për të cilën veç ju kemi njoftuar më heret, iu ka bashkangjitur iniciativës sonë për ndriqimin e jetës dhe veprës së Enver Hoxhës. Kështuqë në këtë faqe të internetit ju do të gjeni gati të gjitha materialet e faqes sonë, e njëkohësisht edhe shkrime tjera që kanë të bëjnë me emrin e Enver Hoxhës.
Më poshtë po japim apelin që ka bërë kjo faqe e internetit, duke përsëritur një pjesë të shkrimit të faqes sonë mbi iniciativën e debatit publik për dhe rreth figurës së Enver Hoxhës.
Njëkohësisht ju bëjmë me dije se në faqen www.bruqi.com ju do keni mundësi të lexoni lidhur me temat të ndryshme, si ato politike, historike, kulturore dhe problemeve të ndryshme të së përditshmes sonë. Aty do gjeni edhe punime të ndryshme letrare të autorëve të ndryshëm, si dhe opinione për probleme nga më të ndryshmet.
Redaksia
5.11.2007
* * * *
* * *
Apel lexuesve
Të dashur dhe nderuar lexues të faqes sonë
Me këtë faqe të internetit, siç ju kemi premtuar, do të përpiqemi të zbardhim çdo gjë që ka të bëjë me jetën dhe veprën e Enver Hoxhës, si përmes shkrimeve, librave e veprave të botuara, inçizimeve filmike, audioinçizimeve, këngëve, fotografive, kujtimeve etj. Në këtë punë voluminoze ne si redaksi e vogël kemi nevojë për ndihmën tuaj të gjithëmbarshme, si për shkrime shkencore, për kujtimet e atyre që kanë pasur fatin ta takojnë Enver Hoxhën, e sidomos për skenimin e librave dhe veprave të ndryshme të Enver Hoxhës dhe për Enver Hoxhën, për fotografi të ndryshme, inçizime filmike dhe auditive, mbledhjen e poezive dhe publikimeve të ndryshme kushtuar Enver Hoxhës, por edhe për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, vepra të artit, piktura, skulptura, fotografi të viseve dhe vendeve të ndryshme shqiptare, sidomos të së kaluarës, të epokës së Enver Hoxhës por edhe të ditëve të sotme.
Një interes të veçantë kemi për publikimet, shkrimet dhe kujtimet e atyre që deri dje e lavdëruan dhe ngritën në qiell Enver Hoxhën, ndërsa sot përpiqen të hedhin baltë mbi figurën e njërës nga personalitetet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, siç është ta zëm shkrimtari Ismail Kadare, shkrimin e të cilit e botuam të parin në vazhdën e publikimeve të tilla.
Faqja jonë është në punim e sipër, ndërsa së shpejti ju do keni mundësi të gjeni materiale të ndryshme, shkrime, libra, vepra, fotografi, inçizime filmike, këngë etj. Në dispozicion kemi disa qindra këngë, dhjetra iniçizime filmike dhe auditive, një mori librash e veprash, shkrime dhe publikime. Së shpejti faqja jonë do kompletohet për të vazhduar me pasurimin e mëtutjeshëm të saj.
Janë me qindra lexues që në ditët e para të hapjes së kësaj faqeje të internetit, ndërsa në postën tonë kanë arritur me dhjetra e-maila, përmes të cilëve lexuesit na urojnë për këtë inisiativë, letra të të cilat ne në ndërkohë do të fillojmë t'i publikojmë, natyrisht të shkurtuara, për të mos e ngarkuar faqen.
Ka prej tyre, siç është ta zëmë Vërrini, Flori, Agimi, Shpati, etj. që na kanë ofruar ndihmë në pasurimin e kësaj faqeje. Ka prej tyre që na i tërheqin vërejtjen për gabimet e lëshuara gjuhësore apo gramatikore. Ne jemi të hapur për vërejtje, sugjerime, kritika, kuptohet nëse ato janë me qëllime të mira dhe konstruktive. Prandaj, ju ftojmë, të dashur e të nderuar lexues e lexuese, që të na shkruani dhe shprehni mendimet tuaja.
Qëllimi i faqes sonë është që të zbardhim sa më shumë nga jeta dhe vepra e pavdekshme e shokut Enver Hoxha. Por, këtë mund ta arrijmë vetëm në bashkëpunim me ju, të dashur e të nderuar lexues.
Është për t'u përshëndetur iniciativa e faqes së internetit www.bruqi.com e cila me vetiniciativë është duke publikuar materiale të publikuara në faqen tonë. Prandaj, edhe ju të dashur e të nderuar lexues, mund të kontribuoni në përhapjen e kësaj adrese tek të afërmit, miqtë, shokët dhe të njohurit tuaj. Materialet në faqen tonë janë në dispozicionin tuaj për kopjim dhe shpërndarje. Prandaj, mos nguroni, por regjistroni materialet dhe shpërndajuani të tjerëve. Opinioni i gjerë do të gjykojë dhe vlerësojë vetë pastaj.
Redaksia
26.10.2007