klieshe

 

Shkrime - PRO

 

Ta prezantojmë figurën e Enver Hoxhës duke u bazuar në parime dhe kritere shkencore

Në rininë time shumëherë në ëndërr e kam parë Shqipërinë dhe Enver Hoxhën!
Në krahinën ku unë kam lindur dhe jetoj ç'prej kohësh është një thënie popullore: "Atij që nuk e ka bishtin ia ngjesim, atij që e ka ia hjekim". Kjo do të thotë: nuk lejohet të prezantohet figura e njerëzve ashtu si është në të vërtetë!
Enver Hoxhës, burrështetasit historik të kohës, i bëhet nderë duke prezantuar figurën e tij reale dhe veprimtarinë në kontekstin kohor dhe rrethanat ekzistuese në Shqipëri dhe rreth saj në epokën e Tij!
Gjeneratat e tashme dhe ato të ardhshme le të nxjerrin konkluzione dhe gjykojnë në kontekst me kohën dhe raportet ekzistuese, sociale, ekonomike, kulturore mbrenda gjeografisë shqiptare dhe njëkohësisht raporteve regjionale - ballkanike, evropiane dhe botërore kur jetoi dhe veproi Enver Hoxha!
Zhvillimit, ngritjes dhe rritjes së kombit shqiptar nuk i kontribohet duke mjegulluar, injoruar apo konzervuar historinë të cilën e krijoi Enver Hoxha me bashkëkohësit e tij. Ajo që ka ndodhur nuk mund të rikthehet kurrë, por është obligim i dijetarëve, në rend të parë publicistëve dhe historianëve që t'ua prezantojnë brezave të rinj historinë, gjithnjë duke u bazuar në parime dhe kritere shkencore, në mënyrë ajo të mos harrohet dhe kuptohet drejtë! Një historian amerikan thotë: "Historia është kujtesë njerëzore pa të cilën njeriu bie në nivel më të ulët se shtazët".
Për fatin dhe fatkeqësinë tonë kombëtare, shumica e liderëve aktual politik si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri i janë qasur një procesi antihistorik, i cili padyshim  ata një ditë do t'i sjellë në shtyllën e turpit dhe plehun e historisë!!!
Unë ju përgëzoj për këtë projekt dhe uroj që të dilni dinjitoz dhe faqebardhë para kombit, kohës dhe historisë. Zoti i plotfuqishëm ju ndihmoftë dhe shpërbleftë për punën tuaj!
Me respekt,
Seisrahokas
27 tetor 2007, Kastrat, Besianë

* * * *
* * *

 

Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!

Ja çfarë thotë pos tjerash për Enver Hoxhën,
K. Danaj në librin e tij "50 vjet-histori e pahumbur"
...
Duan apo nuk duan sot një pjesë e shqiptarëve dhe e politikanëve të tyre, në të ardhmen kjo do të quhet një ndër periudhat më të lavdishme e barabartë me atë të Skenderbeut, në mos më shumë. Historia i ka ligjet e saj, si dje, sot dhe nesër. Politikanët dhe gjeneratat e sotme janë të pazotë t'i ndryshojnë këto ligje. Ata janë të zot të përdorin propagandën e sotme si të duan, por janë të PAZOTË TË NDRYSHOJNË LIGJET E HISTORISË!
Sundimi 20-vjeçar i Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i'u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t'ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze. Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori. Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!
Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij. Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u'a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i'u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto "krime" të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t'i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme. Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.
Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t'i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga zjarri i Luftës Nacional-Çlirimtare, që deshën t'i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i'a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.
Sot është koha e krimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!

 

* * * *
* * *

 

Në Ditëlindjen e 99 të Enver Hoxhës

Sot shqiptarët kremtuan edhe një Ditëlindje të Enverit - ditëlindjen e 99-të!
Dhe në këtë Ditëlindje, përkujtojmë me krenari edhe njëherë prijësin tonë legjendar. E kujtojmë dhe ndihemi krenar për veprat e tija madhore që na la pas, krijimin dhe forcimin e shtetit të parë modern shqiptar si dhe kontributin e tij të madh në çlirimin e Kosovës nga pushtuesi sllav. Përderisa në çlirimin dhe shtetbërjen e Shqipërisë, askush nuk dyshon. As edhe titistët më të përbetuar.
Për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës, ka nga ata që dyshojnë dhe naivisht mund të shtrojnë pyetjen: po çfarë ka mundur të kontribuojë Enver Hoxha në shporrjen e hordhive sllave nga Kosova kur ai nuk ishte në mesin e të gjallëve kur u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
Atyre që nuk e dinë duhet t`u a përkujtojmë se rina studentore e 81-ës në demonstratat e lavdishme kundër pushtuesit kishte veç një udhëheqës - Enver Hoxhen. Udhëheqës shpirtëror dhe po prej atyre djemve e vashave të 81-ës se lavdishme u formua një Lëvizje - Levizja Popullore e Kosovës. Kjo lëvizje u krijua, mbijetoi dhe u forcua falë mbështetjes politike por edhe më shumë mbështetjes shpirtërore e ideore të Enver Hoxhes. Dhe këta idealistë që si pikë orientimi kishin idetë çlirimtare të shokut Enver, formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ia arritën që ëndrrën shumëshekullore t'a bëjnë realitet.
Momente emocionuese sot patën drenicakët. Radio Drenasi gjatë ditës, emetoi këngët më të bukura për Enverin dhe inserte nga fjalimet e tija të shumta. I lumtë Radio Drenasit dhe stafit të tij.
Njëherë për njëherë mjafton kjo. Drenica trime e theu akullin, e mposhti titizmin e para dhe mbetet që në ditëlindjet tjera t`i bashkangjiten edhe rajonet tjera të Kosovës, njëjtë sikurse pas një kohe që iu bashkangjitën në luftën çlirimtare!
Në vitin tjetër do të festohet Ditëlindja e njëqind.
Një shekull Enver Hoxhë!
Shekulli më i mbarë i shqiptarisë, gjatë gjithë historisë sonë.
Ndoshte në Ditëlindjen jubilare të njëqindtë do te realizohet ëndrra e Enver Hoxhës dhe miliona shqiptarëve - Bashkimi Kombetar! Kushedi, ndoshta!
Megjithatë, në këtë Ditëlindje të Enverit, u them urime, urime të gjithë shqiptarëve!
Çobani
16.10.2007

 

* * * *
* * *