klieshe

Për Kosovën - Sot

Vetëvendosje!

 

Medale për vrasësit – UNMIK-u nderon krimin

Friday, 30 November 2007

Nga një dokument të siguruar prej personave brenda UNMIK-ut, kemi mësuar se më 1 dhjetor, një delegacion qeveritar i Rumanisë, i prirë nga Cristian David, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Reformës së Administratës, do ta viziton Kosovën. Ata po vijnë në Kosovë për të marrur pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaleve për paqeruajtësit, ceremoni kjo e organizuar nga UNMIK-u.

Të shtunën, më 1 dhjetor, kontigjentit të policisë rumune me shërbim në Kosovë, do t'i ndahet medalja e nderit për punën e bërë këtu. Më 10 shkurt po ky kontigjent shtiu me plumba gome, me afat të skaduar tash e 13 vjet, në kokat e protestuesve të padhunshëm dhe atë nga afërsia. Mon Balaj dhe Arben Xheladini u goditën nga këta plumba në kokë, goditje këto që për ta qenë vdekjeprurëse. Ata u vranë nga po ky kontigjent i policëve rumun të cilët po nderohen nga UNMIK-u. 82 demonstrues të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve rëndë. Asnjë prej vrasësve nuk janë identifikuar individualisht, mirëpo bazuar në llojin e plumbave vdekjeprurës, ligjërisht është dëshmuar se vrasësit kanë qenë nga njësiti rumun i policisë speciale të UNMIK-ut.

Duke shkelur rëndë secilin parim të drejtësisë dhe njerëzisë, UNMIK-u i lejoi këta vrasës ta lëshojnë Kosovën pak kohë pas aktit kriminal pa i ndjekur ata penalisht. Përmes pasivitetit dhe manovrimeve mbuluese dhe penguese, UNMIK-u e bëri të pamundur identifikimin dhe dënimin e vrasësve, apo kujtdo tjetër që është përgjegjës për vrasjen e Monit dhe Arbenit.

Sikur ky privim i familjeve të Monit dhe Arbenit nga mundësia për zbatimin e drejtësisë në rastin e vreasjeve të më të dashurëve të tyre të mos ishte e mjaftueshme, UNMIK-u tash do t'i shpërblejë vrasësit e Monit dhe Arbenit me medale. Ky akt i shëmtuar është provokim i tmerrshëm për secilin person që është i interesuar për drejtësi në Kosovë, dhe është i barabartë me pështymjen në fytyrë të secilit person që e ka dashur Monin dhe Arbenin. Rrallëherë është kristalizuar kaq qartë brutaliteti dhe absurditeti i sundimit të UNMIK-ut këtu. Ky regjim edhe një herë ka dëshmuar se nuk ka respekt për interesat apo për popullin e Kosovës.

Klikoni këtu për të parë letrën e dërguar nga qeveria e Rumanisë në OKB në Nju Jork, me çka ata kërkojnë që të aranzhohet vizita e Ministrit rumun të Punëve të Brendshme i cili do të vij në Kosovë enkas për këtë ceremoni.

Klikoni këtu për të parë letrën dërguar Rykerit nga OKB-ja, ku kërkohet nga UNMIK-u që aranzhohet kjo vizitë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!