klieshe

 

Arkivi - Shkrime KONTRA

 

Të dashur e të nderuar lexues

Në rubrikën e letrave kundërshtare të kësaj faqeje të internetit do botojmë ato pak letra që na kanë ardhur përmes postës elektronike, 5 sosh, edhe pse ndoshta nuk ia vlenë t'i botojmë. Por që të mos thonë se i kemi injoruar (këta në fakt duhet injoruar pa hezitim) po i botojmë edhe pse kjo rubrikë është e menduar për shkrime kontra por me argumente e faktografi. Natyrisht se do i botojmë pa censurë por të shkurtuara. Sepse sharjet dhe fyerjet nuk tolerohen në faqen tonë. Sa u përket gabimeve gjuhësore e gramatikore të këtyre letrave nuk është detyrë e jona për t'i korigjuar. Prandaj, do i kishim lutur ata vizitorë të faqes sonë, të cilët janë kundërshtarë të figurës së Enver Hoxhës, në letrat e tyre të përpiqen të sjellin ndonjë argument i cili do të mund të bëhet si objekt debati e diskutimi në këtë faqe pa pasur nevojë të shajnë, sepse sharjet u takojnë vetëm rrugaqëve dhe atyre të cilët nuk kanë ku kapen e nuk dinë të argumentojnë mendimet e tyre. Kësisoji do të mund të kontribuojnë në studimin e gjithanshëm të figurës së Enver Hoxhës, pavarësisht nga bindjet apo përkatësitë e tyre politike.

Redaksia
28.10.2007

 

26.10.2007
Sahit Kërhanaj, Zvicër, ishte i pari, i cili pos sharjeve shkroi pos tjerash, pa ndonjë argument që mund të diskutohej, edhe:

...tradhtari i gjitha koharve, qe luftoj vetem per karrigen e vet, qe nuk e la popullin te zgjedh rrugen e vet, qe ju nenshtrua Rusis dhe Kines, si popull evropian ja kthehu shpinen Evropes, Amerikes, qe e tradhtoj kosoven ne cdo pikpamje qe nuk donte te rezikonte pushtetin e tij dhe e shiti kosoven duke folur gjuhen e njete me titon 1945 - 1948 ....

 

Më 27.10.2007 nga të parët kundërshtarë lajmërohet përmes një e-maili edhe Kadri Osmani, i konvertuar në Mani, nga një komunist e enverist i tërbuar në një antienverist i paarsyeshëm. Të njëjtin shkrim ai e dërgoi edhe në faqen e internetit www.bruqi.com, për çfarë iu përgjigj edhe administratori i faqes por edhe Tarasi, anëtar i redaksisë www.enver-hoxha.net. Meqë në letrën e tij ai kishte sjellur një material të huazuar, po e botojmë vetëm një pjesë të saj, kuptohet të pacensuruar, ndërsa lexuesit le të gjykojnë vetë.

Mr. sci. Kadri Mani
10-programet serbe për shfarosjen e kosovarëve dhe heshtja mortore e Shqipërisë tonë të keqe
1844- Ilia Garashanini përpilon Naçertanian-(Projektin e Madh) për shfarosjen e shqiptarëve;
1881-Programi i depërtimit në det;
1920-Programi i likuidimit të shqiptarëve;
1937-Elaborati i Çubrilloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë dhe me terror;
1939-Programi i Ivo Andriçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;
1941-Programi i Moleviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;
1942-Programi i Drazha Mihajloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;
1944-Elaborati i II-të i Çubrilloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve eme dhunë dhe me terror;
1950-Programi për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;
1986-Memorandumi i Akademisë Serbe për Kosovën serbe!
(Rushit Ramabaja:”Mareci i shpresës së mirë- dhe rrëfime të trishta
për golgotën e kolonave të Gallapit në Grashticë, Makoc e Llukar”)
Rreth 108 miljonë njerëz janë vrarë nga regjimet diktatoriale në botë
...........
Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5'577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26'768 burra dhe 7'367 gra. Kane vdekur në burg 1'065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7'022 veta.

Reagim
I nderuar zotëri Kadri Osmani - i konvertuar Mani
Letrën tuaj e morëm, edhe pse nuk morëm shumë vesh nga kjo, meqë ju kishit dërguar materiale të të tjerëve, pra të huazuara. Për rikujtimin e dhjetë programeve serbe për shfarosjen e shqiptarëve të faleminderit, edhe pse nuk i kemi harruar e as do i harrojmë ndonjëherë. Sa për statistikën e të vrarëve nëpër luftërat e ndryshme nëpër botë këto janë gjëra të cilat gjenden shumë lehtë nëpër faqe të ndryshme të internetit.
Ndërsa sa i përket të vrarëve dhe të burgosurve në Shqipëri, nëse ka mundësi, të na i dërgosh të kompletuara, kur dhe sa janë vrarë, pse janë vrarë, kujt i kanë shërbyer, a kanë qenë kolaboracionistë të fashizmit apo jo, a kanë hyrë si diverzantë në Shqipëri, a kanë spiunuar për shërbimet e huaja dhe për cilat, etj.
Ne do na interesonte mendimi juaj personal, çfarë mendoni lidhur me këtë faqe të internetit www.enver-hoxha.net, për figurën e Enver Hoxhës dhe epokën e Enver Hoxhës.
Do ju kishim lutur që të keni mirësinë të jeni i arsyeshëm në mendimet tuaja, duke e pasur parasysh se ju keni qenë njëri nga personat kryesor që keni mbjellur farën e enverizmit në trojet e pushtuara shqiptare. Keni madhëruar Enver Hoxhën dhe regjimin e tij. Keni madhëruar të arriturat e shtetit shqiptar në kohën e Enver Hoxhës. Ju keni qenë ai i cili keni bërë shpërndarjen masive të librave dhe veprave të Enver Hoxhës. Bile, në vitin 1983, në mos gabofshim, keni krijuar edhe Frontin Enverist të Partisë së Luftës së Kosovës. Këtë emërtim keni qenë ju që ia keni vënë e askush tjetër.
Prandaj, ju ftojmë të jeni të arsyeshëm e jo të shani, sepse sharja u shkon për shtati vetëm rrugaqëve, e me sa kemi marrë vesh, ju edhe jeni ngritur në intelektual me diplomë magjistri. Edhe pse kjo mund të jetë një diplomë e dhuruar për shërbimet në LDK dhe për madhërimin e Ibrahim Rugovës, pikërisht atyre të cilët edhe ju kanë anatemuar.

Tarasi
27.10.2007
www.enver-hoxha.net

P.S. Ky reagim është bërë për herë të parë në faqen e internetit www.bruqi.com, redaksia e së cilës njëkohësisht iu përgjigj Kadri Osmanit të konvertuar në Mani, përgjigje të cilën po e botojmë në tërësi.

 

27.10.2007
I nderuari Mr.sci.Kadri Osmani -Mani,  Prishtine, 27.10.2007
Ju bejme me dije se shkrimin per Enver Hoxhen nga ana e juaj do ta botojme te henen pa hezitim.
Redaksia Floart-Press(redaksia www.bruqi.com e cila moderohet nga une dhe stafi prej 10 intelektualesh qe kane diploma pasuniversitare ne Kosove, Shqiperi, Sorbone eshte pa censure). Jemi te mendimit qe me fakte historiko-shkencore te zbardhim figuren emblematike te z.Enver Hoxha. Nje gje te tille eshte duke e bere edhe redaksia ne Tirane.
Subjekti Re: "Enveristët e sotëm janë persona të vonuar për t'u bërë njerëz!" si dhe "Mënjanoni tendencat, që t'i merrni kompetencat!" dhe sintagma "tradhtar eshte filan fisteku" i mendimit jam qe ju si intelektual dhe patriot qe ju konsideroj eshte e udhes te menjanohet nga fjalori i juaj, sepse vetem me fakte mund ta bejme historine!
Faleminderit per bashkepunim.
Sinqerisht,
Mr.sci.Flori Bruqi
Moderator ne blog www.bruqi.com (Floart-Press)

 

27.10.2007
Vaj me det!
Shkruhet "ndriqimin"!
Së paku të shkruajnë drejtë.
Bashkim Kopliku, Durrës

 

28.10.2007
Nje popull qe nuk denon diktatoret, e merritn dhunen dhe shtypjen e per me teper eshte i mallkuar te hiqet zvarre tere jeten ...
Simbadi Detari (Vasili)

 

28.10.2007
Enver hoxhen, kete xhuxh maxhuxh, doni ta reabilitoni? Shkofshi me te.Por ta dini se Shqiperia nuk do te mbetet vend vakefe qe te shijne ne te pinjollet e Tij dhe lidhjet e tyre
Vafshi ne ecfel
Vedat Shehu